sport

Klopp do largohet në fund të sezonit, Liverpool nis bisedimet me Xabi Alonso

Liverpool raportohet se kontakoi me Xabi Alonso dhe i ofroi postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm. Bisedimet nisën menjëherë pasi tekniku i të kuqve Jurgen Klop u komunikoi drejtuesve se kishte vendosur që të largohej nga detyra pas 8 vitesh e gjysmë.

Pak javë më parë, gjermani me anë të një videomesazhi u tha tifozëve se kishte vendosur që të largohej nga “Anfield Road”, pasi po i shteronin energjitë.
Kjo deklaratë e tij solli mjaft befasi e trishtim në klubin anglez, që nisi nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas francezëve të “Foot Mercato”, te Liverpooli besojnë se do të bindin një nga figurat që ka qenë pjesë e historisë së skuadrës.

Të lidhura

None found

Xabi Alonso ka mbajtur veshur fanellën e të kuqve në vitet 2004-2009 dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi Ligën e Kampioneve në 2005. Por në klub e dinë se nuk do të jetë e lehtë që të largojnë spanjollin nga Bayer Leverkusen, me ekipin që po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Bundesligë.

Pas 20 takimesh në kampionat, ekipi kryeson me 2 pikë më shumë se sa Mynihu, ndërsa ka fituar 16 prej tyre. Drejtuesit gjermanë edhe pse e dinë për interesin e të kuqve, besojnë se trajneri nuk do të largohet, pasi po planifikon ekipin e sezonit të ardhshëm. /abcnews.al

të fundit

AIP paraqet planin për 2027: pesë objektiva, mes tyre korniza për përdorimin e inteligjencës artificiale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka prezantuar Planin Vjetor të Performancës për vitin 2027, në një takim me përfaqësues…

3 minutes ago

Nëna e 13-vjeçarit që humbi jetën nga diabeti i padiagnostikuar tregon shenjat që u ngatërruan me gripin

Një nënë nga Cardiffi i Uellsit ka rrëfyer historinë tragjike të djalit të saj 13-vjeçar, i cili humbi jetën pasi…

14 minutes ago

Kosova mbyll përgatitjet për përballjen me Izraelin, synon fitoren

Ndeshje me intensitet të lartë dhe përkrahje masive nga tifozët, kanë qenë prej kërkesave të përzgjedhësit Franco Foda për duelin…

20 minutes ago

Shkodër, dëmtohet argjinatura e Kirit, banorët e “3 Heronjve” kërkojnë ndërhyrje urgjente

SHKODËR – Dëmtimi i argjinaturës së lumit Kir ka rikthyer shqetësimin dhe frikën te banorët e lagjes “3 Heronjtë” në…

20 minutes ago

Dyshime për fshehje tatimore në Manastir, dëmi ndaj buxhetit mbi 500 mijë denarë

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një personi për fshehje tatimore në Manastir, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin…

30 minutes ago

Kosovë–Izrael në “Fadil Vokrri”, FFK-ja njofton tifozët për rregullat e hyrjes dhe parkimin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë…

31 minutes ago