sport

Klauzola dhe kushte, sulmuesi Vasil Shkurtaj: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

Vasil Shkurtaj është kryefjala e merkatos shqiptare në ditët e fundit. Sulmuesi ka mbyllur kontratën me ekipin e JX Beidamen në Kinë dhe është i hapur të kthehet në Kategorinë Superiore. Ditën e djeshme gazeta mësoi se Partizani është një prej pretendentëve, por sot zgjerohet rrethi i ekipeve shqiptare në kërkim të shërbimeve të vlonjatit.

Këtë lajm e konfirmon vetë ai në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”. Sulmuesi sqaroi se në drejtim të tij janë disa oferta nga klube brenda, por edhe jashtë vendit tonë dhe negociatat vazhdojnë.

Të lidhura

None found

“Aktualisht jam me pushime. Jam larguar nga Kina dhe tashmë jam lojtar i lirë, kështu që mund të firmos aty ku dëshiroj. Është e vërtetë që jam në bisedime me Partizanin, mirëpo kam oferta edhe nga ekipe të tjera në Shqipëri dhe jashtë vendit. Aktualisht vetëm jemi në fazë negociatash me klubet, që kanë shfaqur interes konkret për mua. Nuk kam mbyllur marrëveshjen me asnjë skuadër”, ka thënë Shkurtaj.

I pyetur nëse ekziston një klauzolë që në rast se vjen një ofertë e leverdishme nga jashtë vendit, ai të dalë menjëherë lojtar i lirë dhe të largohet, sulmuesi nuk ka dashur të japë detaje, por duhet të themi se nuk e ka përgënjeshtruar ekzistencën e këtij kushti të veçantë, që i ka stepur jo pak klubet e interesuara.

“Më vjen keq, nuk mund t’u them detaje të asaj që kam diskutuar me klubin e Partizanit dhe jo vetëm”, sqaroi sulmuesi.

Ndërkohë, burime të gazetës pranë klubit të Vllaznisë bëjnë me dije se edhe shkodranët janë vënë në kërkim të Shkurtajt, madje kanë ndërhyrë me një ofertë më të lartë se Partizani duke e përmbysur tërësisht garën për mbërritjen tek ish-bomberi i Kukësit.

 

 

Nga ana tjetër, verilindorët janë një tjetër klub, që i intereson Shkurtaj, por duken më pak të gatshëm për të bërë “çmenduri” në këtë dritare transferimesh.

Ata i kanë bërë një ofertë Shkurtajt, e cila është superuar shpejt nga Vllaznia dhe Partizani. Verilindorët nuk kanë ndër mend të vazhdojnë ankandin për Shkurtajn dhe nuk do të paraqiten në tavolinën e përfaqësuesve të tij me një ofertë më të lartë.

Shkurtaj duket se do të vazhdojë të mendohet për të ardhmen e tij dhe me shumë mundësi do të vendosë në momentet e fundit. Zbarkimi i tij në Superiore pritet të ndikojë direkt në shtimin e golave në ligën tonë.

Gjithsesi, në Kinë nuk ka shkuar çdo gjë mirë për të sepse në këto dy vite, Shkurtaj ka luajtur vetëm 11 ndeshje me JX Beidamen dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

19 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

28 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

28 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

29 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

29 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

30 minutes ago