E ardhmja e Joshua Kimmich në Bayern Munich është ende e paqartë, me shumë klube evropiane që kanë shprehur interes për mesfushorin gjerman.
Megjithatë, Kimmich ka vendosur një kusht të qartë për të konsideruar rinovimin e kontratës me klubin bavarez dhe për të shmangur një largim të mundshëm në afatin kalimtar veror.
Sipas zbulimeve nga drejtori i përgjithshëm sportiv i Bayernit, Max Eberl, Kimmich ka shprehur dëshirën e tij për të takuar trajnerin e ardhshëm të ekipit përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Këtë kusht e ka ndarë edhe vetë Eberl në një intervistë të gjerë për ‘Sky Sport Germany’.
“Joshua na e ka bërë të qartë: ‘Dua të di se kush është trajneri i ri’”, tha Eberl, duke theksuar rëndësinë që trajneri i ardhshëm do të ketë në vendimet e Kimmich.
Pasiguria për zëvendësimin e Thomas Tuchel në pankinën e Bayernit ka shtuar një element të ri në sagën e rinovimit të Kimmich. Me kontratën e tij deri në qershor 2025, lojtari është bërë një nga objektivat kryesore për disa klube më të mira në Evropë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Barcelonën, Liverpool dhe Arsenal.
Situata e Kimmich është në qendër të vëmendjes si për Bayernin ashtu edhe për klubet e interesuara. /Telegrafi/
Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu…
Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia…
Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim…
Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…