sport

Këto janë lojtarët e Barcelonës që rëndojnë arkat e klubit me pagat e tyre

Barcelona prej kohësh është në një situatë të rënduar ekonomike dhe vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave për të mundur blerjen e lojtarëve të tjerë duke respektuar “Fair-Play”-n.

Mediat në Spanjë kanë zbuluar lojtarët që aktualisht paguhen më së shumti, me Pique që kryeson listën duke marrë një pagë bruto prej  28 milion eurosh dhe pas tij vjen veterani tjetër, Sergio Busquets me 23 milion.

Jordi Alba dhe Samuel Umtiti marrin pagë të njëjtë, 20 milion euro. Me francezin që duket se i ka zënë derën Barcelonës, pasi nuk ka ndërmend të largohet edhe pse nuk bën pjesë në planet e klubit.

Pas tyre vjen portieri gjerman, Ter Stegen i cili ka një pagë prej 14 milio eurosh dhe këtë listë e mbyllin  Dembele dhe Sergio Roberto me nga 12 milion secili.

Nga kjo listë është hequr Coutinho i cili ditën e sotme u transferua tek Aston Villa, duke lehtësuar ndjeshëm Barçën pasi braziliani kishte një pagë prej 16 milion eurosh. /albeu.com

të fundit

Gara për kreun e Kushtetueses, kush janë 6 kandidatët e kualifikuar në garë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas…

3 minutes ago

E rëndë në Tiranë/ Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 40-vjeçarja

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën, pasi ka rënë nga…

41 minutes ago

Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal, Arben Rakipi: Të mos përjashtojmë gazetarët

Ditën e sotme, u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit sa i përket Kodit të ri Penal. Drejtori i…

1 hour ago

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë/ KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e…

1 hour ago

“Detyrim vëllazëror”/ Kim premton mbështetje të plotë për l*ftën e Rusisë kundër Ukrainës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotësisht” ushtrinë e Rusisë, si…

1 hour ago

FOTO/ Lori pozon me të kuqe, shfaqet provokuese me bikini në det

Ish-banorja e “BBVA” Loredana, ka përvëluar rrjetin minuta më parë. Ajo ndau disa poza shpërthyese në deti. Këto janë 4…

1 hour ago