Categories: sport

Këto janë dhjetë skuadrat më të mëdha që kanë shkëlqyer ndonjëherë në Kupën e Botës, me Spanjën e De la Fuentes që zë vendin e nëntë

Revista e njohur sportive “Sports Illustrated” ka hartuar një klasifikim të dhjetë formacioneve më mbresëlënëse që kanë marrë pjesë ndonjëherë në Kupën e Botës, duke përfshirë kombëtare që kanë dominuar epokat e tyre, kanë sjellë risi taktike ose kanë regjistruar arritje të jashtëzakonshme në turneun më prestigjioz të futbollit.

Të lidhura

None found

Mes tyre bën pjesë edhe Spanja e vitit 2026, e cila pas suksesit në Botërorin e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, zuri vendin e nëntë në këtë renditje.

Vendin e dhjetë e mban Argjentina e vitit 1986, e cila u ngjit në fronin botëror në Meksikë nën drejtimin e Carlos Bilardos. Ndonëse Diego Maradona ishte figura qendrore, suksesi nuk ishte produkt i një lojtari të vetëm. Kontributet e Jorge Burruchaga, Oscar Ruggeri dhe Jorge Valdano rezultuan po aq vendimtare në rrugëtimin drejt trofeut.

Në pozitën e nëntë gjejmë Spanjën e vitit 2026, e cila udhëtoi drejt turneut si mbajtëse e titullit europian. Pavarësisht se Franca, Anglia dhe Argjentina shiheshin si pretendente kryesore, “La Roja” u ringrit pas një barazimi fillestar tronditës me Kepin e Gjelbër dhe e mbylli aventurën duke u bërë kombëtarja e parë që fiton Kupën e Botës duke pësuar një gol të vetëm. Dyshja Rodri dhe Pedri vendosën ligjin në mesfushë, Marc Cucurella shkëlqeu në të majtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte krijuan një mur të pathyeshëm përpara Unai Simon, i cili regjistroi shtatë takime radhazi pa pësuar.

E treta renditet Holanda e vitit 1974, një skuadër që edhe pse nuk e preku trofeun, transformoi përgjithmonë futbollin. Tandemi Johan Cruyff dhe Rinus Michels i dha jetë konceptit të “Futbollit Total”, duke frymëzuar gjenerata të tëra më pas.

Brazili i vitit 2002 zuri vendin e shtatë falë një ansambli yjesh si Ronaldo Nazario, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu, Roberto Carlos dhe Lucio. Ai formacion e kontrolloi turneun me autoritet, duke e fituar titullin përmes një përzierjeje perfekte mes gjenialitetit individual dhe harmonisë kolektive.

Në vendin e gjashtë qëndron Brazili i vitit 1958, skuadra që i prezantoi botës një adoleshent 17-vjeçar të quajtur Pele. Brezi i artë i përbërë nga Garrincha, Didi, Vava dhe Nilton Santos i dha vendit trofeun e parë botëror në histori.

E pesta renditet Hungaria e vitit 1954, e cilësuar shpesh si kombëtarja më e fortë që nuk arriti kurrë të fitojë Kupën e Botës. Me Ferenc Puskas në krye, ajo dominoi pjesën më të madhe të turneut, por u thye përballë Gjermanisë Perëndimore në finalen që u pagëzua “Mrekullia e Bernës”.

Spanja e vitit 2010 renditet e katërta, duke u konsideruar si një prej formacioneve më dominuese të epokës moderne. Me treshen magjike Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta në mesfushë, ajo fitoi Botërorin duke imponuar stilin e saj të njohur tiki-taka.

Në vendin e tretë vjen Franca e vitit 1998, e cila në rolin e vendit organizator siguroi titullin e parë botëror. Suksesi u mbështet në një mbrojtje të jashtëzakonshme dhe në shkëlqimin e Zinedine Zidane, autor i dy golave në finalen kundër Brazilit.

Gjermania Perëndimore e vitit 1974 mori vendin e dytë në këtë renditje. E udhëhequr nga Franz Beckenbauer, ajo arriti të mposhtë në finale Holandën revolucionare të Johan Cruyff, duke i rrëmbyer kështu trofeun.

Kreun e listës e mban Brazili legjendar i vitit 1970. Me emra si Pele, Jairzinho, Rivelino, Tostao, Gerson dhe Carlos Alberto, “Seleçao” fitoi çdo ndeshje të turneut dhe e përmbylli rrugëtimin me një fitore dërrmuese 4-1 ndaj Italisë në finale. Për shumë specialistë, ky formacion mbetet skuadra më e mirë që ka parë ndonjëherë futbolli.

të fundit

Protesta vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nis në orën 21:00

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të ketë sërish tubim të qytetarëve. Në ditën e pestë, protesta do…

6 minutes ago

Fituesi i “Big Brother” bëhet baba për herë të parë, ndan fotot e ëmbla të së bijës

Ish-fituesi i edicionit të tetë të reality show-t “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, është bërë baba për herë të parë.…

7 minutes ago

Katër përballje në Grupin B të Kategorisë së Dytë luhen këtë të shtunë mes tetë skuadrave

Kategoria e DyteDitën e sotme nuk do të ketë vetëm ndeshje të “Abissnet Superiore” dhe të Kategorisë së Parë [...]Read…

9 minutes ago

Pekini refuzon kërkesat amerikane për frenim të AI: S’do sakrifikojmë epërsinë teknologjike

Kina po kundërshton thirrjet në Shtetet e Bashkuara për të ngadalësuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, pasi Pekini e sheh teknologjinë…

15 minutes ago

Atletico – Real Madrid, derbi i kryeqytetit mes formës së kundërt dhe mungesave të rëndësishme

Atletico dhe Real Madridi përballen të dielën në “Metropolitano”, në një derbi që i gjen të dyja skuadrat në momente…

15 minutes ago

Java e katërt e Kategorisë së Parë, në program dy duele mes pretendentëve

Kategoria e ParëDitën e sotme do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë së Parë [...]Read…

28 minutes ago