sport

Kërkonte të zëvendësonte Piolin me …, zbulohen arsyet e shkarkimit të Maldinit dhe Massara-s

Paolo Maldini po planifikonte një revolucion në Milano përpara shkarkimit të tij, duke dashur që klubi të zëvendësonte trajnerin Stefano Pioli me Andrea Pirlo, raporton Corriere dello Sport.

Drejtori teknik 54-vjeçar u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar. Jo vetëm kaq pasi edhe  ndihmësi i tij i ngushtë Frederico Massara pati të njëjtin fat gjithashtu, duke mbyllur një epokë të rëndësishme te kuqezinjtë.

Maldini dhe Massara luajtën një rol themelor në rikthimin e Milanit në majat e futbollit italian, duke sjellë në ekip personalitete të rëndësishme si Mike Maignan, Rafael Leao dhe Theo Hernandez. Largimi i dyshes speicale tashmë e ka futur klubin në një gjendje kaosi dhe kjo ka shkaktuar tension mes lojtarëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Maldini kishte shprehur idenë që klubi të zëvendësonte Piolin me ish-bashkëlojtarin e tij Pirlo, i cili së fundmi u largua nga skuadra turke Fatih Karagumruk.

Presidenca e re nuk ra dakord me këtë mendim dhe më pas nxitoi për të marrë vendimin drastik për drejtorin teknik.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

2 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago