Mund të vendosë dy të tillë. Cristiano Ronaldo është në ato nivele që në çdo ndeshje e në çdo turne të madh mund të thyejë rekorde, dhe kështu mund të ndodhë në sfidën kundër Georgjisë në Euro 2024.
Ai u bë rekordmen këtë edicion, si i vetmi lojtar që merr pjesë në 6 Europianë, por sërish kërkon më shumë, me “superyllin” portugez, që nëse arrin të shënojë në sfidën e orës 21:00 në grupin F, do të bëhej i vetmi futbollit me gol në 6 kampionate europiane,.
Cristiano Ronaldoi barazoi rekordin e radhës në ndeshjen e kaluar, pasi shërbeu pasimin e golit për golit e tretë kundër Turqisë, teksa tashmë numëron 8 asiste, po aq sa rekordmeni i mëparshëm, çeku Karel Poborsky.
Portugalia fitoi 3 me 0 dhe Ronaldo dha kontributin e tij ndonëse nuk shënoi asnjë herë, me rrjetat që u realizuan nga Bernardo Silva, Samet Akaydin me autogol dhe Bruno Fernandes.
Natyrisht, nëse kapiteni “luzitan” shërben asist, ai do të bëhet më i miri në këtë renditje historike me 9 të tilla, duke lënë prapa legjendën çeke, por sidoqoftë, synimi kryesor i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” është fitorja e titullit Evropian, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.
Viti që po lëmë pas ishte dinamik sa i përket ngjarjeve politike. 2025 ishte një vit zgjedhor me zgjedhjet e…
Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë…
Dy vajza janë bebet e para të 2026-ës. Vogëlushet lindën pak pas ndërrimit të viteve. Lajmin e ka ndarë kryeministri…
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…