sport

Kërkoi ndihmë për të mos humbur postin në FIFA? Infantino kundërsulmon: Gjithçka është e trilluar

Bota e futbollit në ditët e fundit ka pasur në qendër të vëmendjes situatën e Xhani Infantinos, presidentit të FIFA-s, i cili dështoi në tentativën e tij për të shitur pjesë të Kupës së Botës te investitorë privatë.

Zërat për largimin e tij janë shtuar dhe në ditën e fundit, media të njohura ndërkombëtare shkruan se ai i kishte kërkuar ndihmë presidentit të SHBA, Donald Tramp, si dhe Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, për ta mbështetur që të ruante postin.

Të lidhura

None found

Por sot, Infantino është kundërpërgjigjur nëpërmjet FIFA-s për këto aludime. Duke përdorur rrjetet sociale të organizatës, ka ardhur edhe reagimi i parë i tij.

“Presidenti i FIFA-s nuk e ka telefonuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara ose ndonjë pjesëtar të administratës së tij në ditët e fundit. Kjo është plotësisht e trilluar”, shkruhej në reagimin e FIFA-s që i drejtohej artikullit të publikuar nga gazeta britanike “The Times”.

Ndërkohë, “New York Post”, ka marrë një përgjigje për artikullin me një temë të njëjtë ku diskutohej se ai ndjente postin e tij në rrezik dhe ishte përpjekur të kontaktonte me zyrtare të administratës së SHBA, duke organizuar një takim me Sekretarin e Shtetit, Marko Rubio.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se nuk kishte plane për një telefonatë apo takim mes Rubios dhe Infantinos.

Dilan Xhonson, Ndihmës Sekretar për Çështjet Globale, shkroi në “X”. “Nuk ka plane që Sekretari Rubio të flasë me Infantinon dhe nuk ka asnjë telefonatë këtë mëngjes. “New York Post” duhet të kontrollojë burimet e tij ose duhet të na kishin pyetur drejtpërdrejt”, ishte reagimi i zyrtarit amerikan.

Tags: infantino

të fundit

VIDEO/ Ish-futbollisti i Tiranës dhe Vllaznisë përballë policëve: “Nuk ju vjen turp?! Po luftojmë me gjak kundër këtyre hajdutëve

Ansi NikaProtesta “Revolucioni Flamingo” ka hyrë sot në ditën e 107-të, ndërsa shumë shqiptarë u mblodhën së bashku në shesh…

5 minutes ago

Davide Ancelotti, nga mitologjia greke te kreu i Ligue 1: qetësia dhe rezultatet e Lille

Davide Ancelotti po e shijon një fillim të jashtëzakonshëm në aventurën e tij të parë si trajner kryesor në Evropë.…

11 minutes ago

Skandali “Kayo”, Hoxhaj: Shteti dha 30 milionë euro për mjete të salduara në kapanon

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

15 minutes ago

Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut bashkohen në kërkesën për vetëvendosje: “E ardhmja jonë është në BE

Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë njohjen e…

17 minutes ago

Audiopërgjimet e Ron Yeffet, Artan Hoxha: Balluku drejtoi personalisht aksionin kundër “Delvina Gas”

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje ndaj kompanisë Delvina Gas. Hoxha…

27 minutes ago

Kulla: Pacolli tried to help former KLA leaders through his contacts

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka folur në emisionin “Matrix”, për aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i…

30 minutes ago