Pavarësisht se po zhvillojnë një sezon spektakolar, Lautaro Martinez e Marcus Thuram, nuk mjaftojnë për sulmin e Inter, me zëvendësuesit, Marko Arnautovic e Alexis Sanchez, që janë të “pavlefshëm” në fushën e blertë, ku nuk po arrijnë dot të ambientohen te skuadra “zikaltër”, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë për ndërhyrje në merkato.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në “radarët” e Inter ka hyrë “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e Girona-s, ku padyshim është një nga protagonistët e ekipit, me plot 7 gola e të shënuar e 6 të asistuar, në 14 përballjet e regjistruara deri më tani me spanjollët.
Më tej italianët raportojnë, se Drejtori Sportiv i Inter, Beppe Marotta ka nisur kontaktet e para me klubin spanjoll dhe agjentin e lojtarit, në mënyrë që ta bindë këtë të fundit, të zgjedhë “zikaltërit”, që në muajin janar. /abcnews.al
Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku…
Me ambicien e transformimit të Shqipërisë në një vend eksportues të energjisë elektrike, qeveria “Rama” ka dhënë me dhjetra licensa…
Sot, 9 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Administrata tatimore, ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në çështjet e dashurisë sot do ndiheni më të afërt me…