sport

Kërkohet nga PSG me ngulm – Ten Hag flet për të ardhmen e Rashford

Erik ten Hag duket se është shtyrë nga spekulimet e vazhdueshme mbi të ardhmen e Marcus Rashford, që e lidhin me një kalim te PSG, duke thënë se sulmuesi nuk do të shitet nga Manchester United.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Manchester United u pyet për të ardhmen e sulmuesit.

“Ne nuk e vazhduam kontratën sezonin e kaluar për pesë vjet me synimin për ta shitur tani”.

“Ai duhet të jetë pjesë e këtij projekti. Pra nuk është një temë për të cilën nuk flasim”, ka thënë Ten Hag.

Rashford ka kontratë deri në vitin 2028 në Old Trafford dhe ai është një nga lojtarët më vendimtar pavarësisht sezonit të tij të dobët.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka edhe gjashtë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat – shumë më pak se 30 golat që shënoi në 2022/23.

Rashford ka ende kohë për t’i kthyer gjërat teksa përgatitet për t’u përballur me Liverpoolin në FA Cup. /Telegrafi/

të fundit

Eric Garcia i bindur: Barcelona do ta ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, është shprehur i bindur se skuadra katalunase mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon…

2 minutes ago

Presidenti bjellorus liron 15 të burgosur politikë; dekreti vjen pas bisedimeve me emisarin e Trump

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko fali 15 të burgosur politikë në një dekret të lëshuar të hënën pas bisedimeve me të…

2 minutes ago

Irlanda e sheh Kosovën si një ekip në rritje të vazhdueshme

Kosova po shihet nga mediat irlandeze si një kundërshtar që vazhdon të rritet dhe të bëhet gjithnjë e më i…

2 minutes ago

Armëpushimi tregtar SHBA-Kinë vijon edhe për dy muaj, tarifat mbeten të pandryshuara deri në 10 janar

Sekretari i Thesarit Scott Bessent njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë zgjatur përsëri armëpushimin tregtar, duke vendosur…

3 minutes ago

Aksion në Tiranë, në pranga 8 persona të shpallur në kërkim, mes tyre të dënuar për tentativë vrasjeje, drogë dhe armë

Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.…

9 minutes ago

Stier fajëson Merkelin për fuqizimin e Vuçiqit: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia nuk hyn në BE

Eurodeputeti kroat nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Stier, ka deklaruar në emisionin "Romano Bolkoviq – 1 na 1"…

9 minutes ago