sport

Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona

Përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me anësorin e Athletic Club, Nico Williams, janë përballur me një pengesë të papritur.

Sipas Mundo Deportivo, bisedimet me agjentin e lojtarit janë bllokuar, duke shkaktuar shqetësim në ambientet e klubit katalanas.

Nico, përmes përfaqësuesit të tij, i ka komunikuar Barçës dëshirën për të veshur fanellën blaugrana. Kjo ka ringjallur bazën e marrëveshjes së verës së kaluar, duke sjellë një marrëveshje verbale për një kontratë gjashtëvjeçare me pagë të dakordësuar.

Megjithatë, sapo palët nisën ta formalizonin marrëveshjen me shkrim, negociatat u ndalën. Shkaku kryesor është insistimi i kampit të lojtarit për garanci të qarta dhe të detajuara lidhur me regjistrimin e tij në La Liga.

Këto kërkesa burojnë nga shqetësimet për rastet e mëparshme të Barcelonës me Dani Olmo dhe Pau Víctor, ku regjistrimi i tyre u vonua për shkak të problemeve me “fair play”-n financiar. Barcelona ka dhënë siguri se situata është nën kontroll, por agjenti i Nicos kërkon klauzola të qarta ligjore.

Klubi katalanas i konsideron këto kërkesa si të ekzagjeruara dhe të panevojshme. Pavarësisht dëshirës për të mbyllur transferimin, te Barça po rritet pakënaqësia me mënyrën si po zhvillohen negociatat.

Ndërkohë, Athletic Club ka ndërmarrë hapa konkretë për të vënë në pikëpyetje aftësinë e Barcelonës për të regjistruar lojtarë. Javën e kaluar, ata mbajtën një takim me La Ligën dhe më pas publikuan një deklaratë ku kritikonin edhe drejtorin sportiv të Barçës, Deco, për pranimin publik të interesit për Nicon.

Në këtë situatë, Bayern Munich mbetet një alternativë serioze. Gjigantët gjermanë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, që me rregullimet për inflacionin shkon deri në rreth 62 milionë euro.

Ndonëse dëshira e lojtarit është të bashkohet me Barcelonën, Bayerni po pret një hap të gabuar nga Barça për të përfituar. Athletic Bilbao, për më tepër, nuk do të kishte kundërshtime nëse lojtari do të transferohej në Bundesligë, për të shmangur forcimin e një rivali të drejtpërdrejtë në Spanjë.

Fati i marrëveshjes tani varet nga vetë Nico Williams. Nëse ai pranon të zbusë kërkesat për garanci, transferimi mund të realizohet. Në të kundërt, një tjetër klub mund të përfitojë nga ngërçi aktual.

të fundit

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem

Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në…

3 minutes ago

SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Blushi: Të miratohet arrestimi i zv/kryeministres

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për…

4 minutes ago

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…

13 minutes ago

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…

14 minutes ago

Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër Presidentes së Komisonit Evropian, Ursula von…

34 minutes ago

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…

39 minutes ago