Evropa është në alarm pas kërcënimit të ISIS-it ndaj katër stadiumeve që presin ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë javë.
Shteti Islamik publikoi një poster të hënën mbrëma që përfshinte emrat e katër vendeve me kapacitet të lartë dhe një mesazh që thoshte: “Vritini të gjithë”.
None found
Më shumë se 2,000 agjentë nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile do të jenë të pranishëm në Santiago Bernabeu për Real Madrid-Manchester City sonte.
Arsenali pret Bayern Munichun po ashtu në këtë mbrëmje teksa Citizens udhëtojnë për t’u përballur me Los Blancos, ndërsa të mërkurën Atletico Madridi luan me Borussia Dortmundin dhe Paris Saint-Germain mirëpret Barcelonën.
Stadiumi Emirates i Arsenalit, Santiago Bernabeu i Realit, Stadiumi Metropolitano i Atleticos dhe Parc de Princes i PSG-së janë të gjithë në gatishmëri të lartë.
Policia britanike tha sot se ata kanë një “plan të fortë policie” për ndeshjen e Arsenalit kundër Bayern Munich.
Ata thanë se niveli i kërcënimit nga terrorizmi në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në ‘substancial’ që do të thotë se një sulm ka të ngjarë.
Por pavarësisht kërcënimeve, UEFA ka konfirmuar se ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen sipas planit.
Spanja ka aktivizuar tashmë “të gjitha sistemet e alarmit” përpara ndeshjeve Real Madrid – Manchester City dhe Atletico Madrid – Borussia Dortmund në kryeqytet të martën dhe të mërkurën, respektivisht.
Santiago Bernabeu mban më shumë se 80,000 spektatorë, ndërsa Metropolitano i Atleticos ka një kapacitet prej 70,460 ulësesh.
Më shumë se 1270 roje sigurie do të vendosen në Madrid si pjesë e reagimeve të shtuara të sigurisë ndaj kërcënimit të ISIS, raporton La Vanguardia.
Këtu përfshihen më shumë se 2000 agjentë nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, të cilëve do t’u bashkohen edhe anëtarë të Policisë Bashkiake.
Përgjigja nga autoritetet spanjolle është kryer në përputhje me Planin e Parandalimit, Mbrojtjes dhe Reagimit kundër Terrorizmit për nivelin aktual 4 nga 5 prej alarmeve anti-terrorist. /Telegrafi/
Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…
Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…
Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…
Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi.…