sport

“Kërcënime fizike, thirrje për luftë, skena të turpshme” – Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar në lidhje me atmosferën në “Air Albania”

Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Shqipërisë në “Air Albania” në Tiranë, ku ndeshja u mbyll në barazim, ku ata janë ndalur te skenat e tensionuara jashtë fushës.

Në deklaratën zyrtare të FSS, theksohet se “ekspedita e Serbisë u prit me respekt dhe mikpritje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka, nga momenti i mbërritjes deri në largim”. Por ajo shton se “skenat e turpshme nga tribunat, me kërcënime fizike, monedha, gota e shishe të hedhura, kanë dëmtuar frymën e sportivitetit dhe kanë vënë në rrezik parimet e respektit ndërkombëtar”.

Në mes të rreshtave thirrjeve “UÇK, UÇK”, nga tribunat, FSS i konsideroi si thirrjeve “të turpshme në mbështetje të organizatave terroriste dhe nxitjes së krimeve të reja”.

Si zakonisht, deklarata që vijnë nga ky vend mbesin të fryra, pasi duket se kanë harruar se si u pritën lojtarët shqiptar para 11 vitesh.

Federata serbe po ashtu, sipas tyre dënon “thirrjet politike të urrejtjes dhe çdo provokim që nuk ka vend në sport”.

Në fund, FSS falënderon mikpritjen e Federatës Shqiptare, por shpreh keqardhjen për gjithçka që ndodhi në tribunat e stadiumit.

Deklarata e plotë e FSS pas ndeshjes Shqipëri – Serbi

Në natën kur Serbia mbeti e pamposhtur dhe fitoi një pikë të vlefshme në fillim të kualifikueseve për Kupën e Botës, futbolli në Tiranë përjetoi humbjen e tij më të madhe në tribunat e Stadiumit Kombëtar.

Përpara të vërtetës së shëmtuar, me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, duam të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë, që nga momenti i parë e deri në minutën e fundit të qëndrimit të tyre në kryeqytetin shqiptar, gjeti një mikpritje të jashtëzakonshme nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka. Që nga pritja në aeroport e deri te largimi nga Tirana, ndjemë respekt dhe vëmendje.

Për fat të keq, skenat nga tribunat që bota e futbollit nuk do të donte kurrë t’i shihte, skenat me të cilat UEFA përballet prej vitesh përmes rregulloreve të saj, hodhën një njollë të madhe mbi ngjarjet e drejta dhe korrekte në fushë. Federata e Futbollit e Serbisë dënon ashpër shpërthimet politike të urrejtjes përmes formave të ndryshme të provokimeve dhe thirrjeve të turpshme në mbështetje të organizatave terroriste dhe nxitjes së krimeve të reja.

Kur fjalët nuk mjaftuan, pasuan edhe kërcënimet fizike ndaj futbollistëve tanë. Nga tribunat fluturonin monedha, gota të plota dhe shishe. Në disa raste, gjyqtari italian e ndërpreu ndeshjen, u dëgjua edhe spikeri zyrtar, por gjithçka pa rezultate. Këto skena të turpshme, që nisën me fishkëllima ndaj himnit kombëtar dhe vazhduan me thirrje skandaloze e gjuajtje drejt lojtarëve serbë, jo vetëm që e cenojnë frymën sportive dhe atmosferën e lojës së ndershme, por e vënë drejtpërdrejt në rrezik parimin e respektit dhe tolerancës ndërkombëtare që futbolli duhet të promovojë.

Duke shprehur mirënjohjen tonë për mikpritjen dhe pritjen e ngrohtë nga Federata Shqiptare e Futbollit gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, dënojmë gjithçka që është dëgjuar dhe parë nga tribunat e Stadiumit Kombëtar.

të fundit

Prishja e objekteve pa leje, banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Nuk i lirojmë, kjo është vrasje!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. Inspektorët e IKMT-së në plazhin…

5 minutes ago

Irani do t’i paraqesë SHBA-ve një propozim për marrëveshjen bërthamore! Teherani: Rekomandojmë që pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi

Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani…

17 minutes ago

FORMACIONET ZYRTARE/ Kosova kërkon triufmin e radhës ndaj Komores

Para pak ditësh, Kosova arriti të marrë një fitore të rëndësishme përballë Armenisë me shifrat 5-2 në miqësore. Ndërsa sot,…

26 minutes ago

“DEFENDER 25”/ Ambasada Amerikane: Bashkëpunimi me Shqipërinë, themel për sigurinë e rajonit

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë zhvilluan një stërvitje intensive në terren në Bizë, si pjesë e…

29 minutes ago

Kosova kujton sot 26 vjetorin e kapitullimit të Serbisë

Sot bëhen 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë,…

30 minutes ago

Presidenti i Barcelonës zgjedh lojtarin i cili do ta zëvendësojë Lewandowskin

Barcelona e ka shtyrë kërkimin për një numër nëntë për sezonin e ardhshëm, me Robert Lewandowskin që do të udhëheqë…

34 minutes ago