Me këtë gol, Kane këtë edicion në Premierligë e mbyll me 23 gola dhe 14 asistime.
Pra, kjo nënkupton që Kane ka fituar Këpucën e Artë për këtë edicion, derisa për të është hera e tretë në karrierë.
Ndërkohë, pas tij u rendit ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah me 22 gola.
Tottenham nga ana tjetër, përfundoi në pozitën e shtatë në tabelë.