Categories: sport

Kenan Haxhihamza ndahet me Drenicën pas një sezoni të shkëlqyer personal

Pas përfundimit të kontratës me Drenicën, portieri rahovecian Kenan Haxhihamza tashmë është lojtar i lirë, duke i dhënë fund një edicioni që për të rezultoi tejet i suksesshëm në planin personal.

Gjatë sezonit, 29-vjeçari u shndërrua në një prej figurave kyçe të skuadrës drenicase, duke spikatur me pritje vendimtare dhe duke pasur rol të madh në ndeshje të ndryshme. Ndihma e tij ishte thelbësore në realizimin e synimit të klubit, me Drenicën që ia doli t’i shpëtojë barazhit vetëm në xhiron e fundit të kampionatit.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tij shumë të mira bënë që Haxhihamza të përfshihej disa herë në Formacionin e Javës, ndërsa mori edhe vlerësimin “Ylli i Javës”, si dëshmi e formës së lartë që mbajti përgjatë gjithë edicionit.

Portieri me përvojë ka ndërtuar një karrierë të pasur në futbollin kosovar, teksa më herët ka luajtur për Gjilanin, Ballkanin, Dukagjinin dhe, së fundmi, për Drenicën. Për këtë arsye, ai pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Në këtë mënyrë, Drenica mbetet pa një nga futbollistët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, ndërsa tash mbetet e hapur çështja se ku do ta vazhdojë karrierën Kenan Haxhihamza.

të fundit

Nuk dorëzohem”/ Merz paralajmëron ndryshime në Gjermani pas humbjes së CDU-së: Javët e muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe…

2 seconds ago

Selin Bollati rrëfen jetën me Gimbon pas BBVIP 5: “Marrëdhënia jonë është një bekim

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj pas reality show-t. [...]Read…

2 minutes ago

Zbulohet e pajetë në shtëpi 77-vjeçarja në Kolonjë

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët…

3 minutes ago

Durmishi dhe ministri i Punës i Katarit nënshkruajnë memorandum për bashkëpunimin institucional

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e…

10 minutes ago

Vini Jr: Real Madridi synon trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve

Vinicius Junior ka bërë të qartë ambiciet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke deklaruar se skuadra synon të…

18 minutes ago

Zjarri në Ungrej avancon drejt banesave, kishave dhe varrezave, Gjekmarkaj kërkon ndërhyrje urgjente

Një situatë alarmante raportohet në Ungrej të Lezhës. Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për…

18 minutes ago