Në ditët ë fundit pauza e ndeshjeve të Kombëtareve është shoqëruar me një lajm të keq për përfaqësuesen kuqezi, e cila ka humbur shërbimet e një lojtari me mjaft potencial.
Siç dihet, edhe pse ka zhvilluar tre miqësore si lojtar i Shqipërisë, Adrian Bajrami ka vendosur që të përfaqësojë Zvicrën. Këtë vendim të talentit e ka komentuar drejtori i Kombëtares helvete, Pierluigi Tami, i cili zbulon një detaj të rëndësishëm.
None found
“Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qëjfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari, i cili pranoi se në këtë drejtim ishte punuar prej kohësh.
Në këtë histori e humbur është Shqipëria, e cila nuk i besoi talentit të një lojtari si Bajrami, i cili edhe pse është formuar si lojtar në njërën prej akademive më të mira të botës, siç është ajo e Benfikës, nuk mundi që të aktivizohej qoftë edhe për pak minuta në një ndeshje zyrtare nga Sylvinho. Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë sot 23-vjeçari nuk do të kishte më mundësi që të ndryshonte Kombëtare. Përpara se të kalonte në Zvicër me ekipin e FC Luzern, Bajrami ka mundur që të luajë për Benfikën edhe në Botërorin e Klubeve ku luajti për disa minuta përballë Auckland City dhe Bayern-it të Mynihut.
Sezoni i zjarreve këtë vit la pas vetës dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe të djegur, dëme që llogariten në miliona euro…
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…
Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…
Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…