Pas barazimit me Serbinë në Tiranë, Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Letoninë në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Në konferencën për shtyp në prag të këtij dueli ka folur edhe mesfushori i kuqezinjve, Kristjan Asllani.
Vijmë nga emocionet e ndeshjes me Serbinë, sa kanë ndihmuar këto dy ditë skuadrën që të karikojnë bateritë dhe të jetë e kthjellët në një ndeshje që ne duhet ta fitojmë?
Duhen karikuar bateritë pasi vijmë nga një ndeshje pozitive, në aspektin e lojës, na mungoi vetëm goli. Kemi një ndeshje të vështirë me Letoninë, por na duhen 3 pikët për atë që ne kemi në mendje dhe për ëndrrat tona.
Je një nga lojtarët titullar të ekipit. Si e justifikon besimin e trajnerit Sylvinho dhe si je përgatitur për ndeshjen e nesërme?
Që kur ka ardhur trajneri, i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Tani besoj se ne duhet të mendojmë për skuadrën. Kanë një trajner italian dhe e di si punojnë italianët. Do të jetë një ndeshje taktike pasi do të mbrohen shumë mirë. Nuk po mendoj për veten time, por për skuadrën, kemi ardhur këtu për ta fituar këtë ndeshje.
Zelenkov, ish shoku yt te ekipi i Empolit. Dhe meqë jeton në Milano, Kukulis?
Zelenkov e mbaj mend shumë mirë, është një futbollist shumë i mirë teknikisht. Nesër do të shihemi pas 3-4 vitesh dhe jam i lumtur. Mendoj se do ndërrojmë bluzën nesër pasi do ja kërkoj unë. Shpresoj që ta fitojmë ne këtë ndeshje.
Pasditen e sotme një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, është përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, zjarri i…
Policia e Kosovës ka bërë me dije se këtë të hënë ka arrestuar 34 persona dhe ka mbyllur 15 lokale…
Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që…
Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që…
Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili…
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohet për fshehje pasurie është shpalluar i pafajshëm nga GJKKO. Ai…