Drita ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar, në atë që njihet ndryshe si ‘Derbi i Anamoravës’.
Pjesa e parë ishte shume aktive ku u shënuan tre gola dhe iniciativa kalonte sa në njërën anë tek tjetra.
Drita kaloi e para në avantazh me anë të Blendi Baftiu (24’) i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ensar Huruglicës.
Pas golit të pësuar Gjilani mori plotësisht kontrollin e lojës ku edhe ia dolën që të përmbysin epërsinë e Dritës.
Edi Basa (31’) shfrytëzoi hutinë e Dritës në fazën e mbrojtjes për të barazuar shifrat në 1-1, ndërsa për epërsinë e Gjilanit u përkujdes Qëndrim Ismajli (41’) i cili me një goditje tejet precize nga jashtë zonës shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë Drita ia doli të barazojë rezultatin, ndërsa Gjilani shpërdoroi disa mundësi të mira për të rikthyer avantazhin.
Albert Dabiqaj (55’) shënoi për 2-2 pasi shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Aridon Bllaca. Drita mbeti me një lojtar më pak në terren kur Almir Ajzeraj (58’) u përjashtua nga loja pas një kacafytje me lojtarët e Gjilanit.
Deri në fund Gjilani pati edhe një mundësi të mirë me Kushtrim Shabanin (67’) por goditja e tij me kokë u ndal nga Faton Maloku.
Gjilani e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pasi Dajan Shehi dhe Edison Kqiku u përjashtuan me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Me këtë barazim Drita vazhdon në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë duke mos shfrytëzuar mundësinë për tu bërë lider në Superligë, ndërsa Gjilani numëron 26 sosh në pozitën e shtatë. /Telegrafi/
Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë. Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi…
Fillimi i shtatorit në ditët që po vijnë, do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi…
Në orët e para të kësaj të marte, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të…
Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën…
Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj…