sport

Katër ekipe të Serisë A në garë për Antonio Conten

Antonio Conte jep sinjale rikthimi në pankinë. Këtë herë ka qenë ndihmësi i tij historik, Cristian Stellini, që ka deklaruar se tekniku italian mezi pret rikthimin në pankinë dhe që në verë mund të pranojë ndonjë nga ofertat që i vijnë.

“Konte ka dëshirë të madhe për t’u rikthyer, por shërben projekti i duhur. Ai dëshiron një punë që t’i japë stimujt e duhur, siç ka ndodhur në të shkuarën”, u shpreh Stellini.

Klubet që kanë shfaqur interes për Conten janë të shumta, duke nisur nga Juventusi, që nuk i ka rinovuar ende kontratën Allegrit, për të vijuar me Milanin, Romën e Napolin. Megjithatë Stellini nuk pranon të japë detaje mbi ofertat konkrete që kanë ardhur në drejtim të Contes.

“Unë di vetëm që dëshiron shumë të rikthehet dhe nuk kam më shumë detaje, pasi koha dhe vendi janë ekskluzivitet i tij. Sigurisht që skuadrat që qarkullojnë janë opsione për Conten, pasi flitet për klube të mëdha. Megjithatë diferencën do ta bëjë projekti që do t’i propozojë çdonjëra prej tyre”, tha Stellini.

Conte është i papunë që prej marsit të vitit të kaluar, kur u largua me marrëveshje nga Tottenhami, pas rezultateve të dobëta të skuadrës londineze.

të fundit

SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë/ Rama: Nuk ka lidhje me çfarë u tha nga ato që hidhen përpjetë

Ditën e sotme, në fjalën e tij në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat…

17 minutes ago

Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se…

27 minutes ago

Mediu në 35-vjetorin e Partisë Republikane: Politika është mision, jo privilegj

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në 35-vjetorin e themelimit, u shpreh se kjo parti u ndërtua mbi vlerat e…

39 minutes ago

Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

Një ortek vrau tre skiatorë çekë në Austrinë qendrore, tha policia, duke e çuar në tetë numrin e personave të…

53 minutes ago

Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat?

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me…

1 hour ago

Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar letrën që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën…

2 hours ago