Soccer Football - AFC Asian Cup - Semi Final - Iran v Qatar - Al Thumama Stadium, Doha, Qatar - February 7, 2024 Iran's Sardar Azmoun scores their first goal REUTERS/Thaier Al-Sudani
Katari është kualifikuar për në finalen e Kupës së Azisë, pasi mundi 2-3 Iranin në Al Thumama Stadium (Doha). Të besuarit e Amir Ghalenoei kaluan në avantazh shumë shpejt, që në minutën e katërt me lojtarin e Romës, Azmoun.
Gjithsesi, te Katari nuk u demoralizuan dhe përmbysën shifrat. Protagonist absolut ishte sulmuesi Afif, i cili dhuroi një asist për Abdulsallam në minutën e 17-të, ndërsa realizoi një gol brilant në të 43-tën.
Irani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë, duke nisur fraksionin në sulm. Iranianët reklamuan një prekje me dorë në zonë në minutën e 49-të, me arbitrin Al Ali që fillimisht hezitoi, sakaq më pas akordoi penallti pas rishikimit me VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Alireza Jahanbakhsh, ekzekutim perfekt i tij.
Goli i Almoez Ali në të 82-tën i dha Katarit një biletë për në finalen e madhe. Kjo përfaqësuese shkon për herë të 12-të në histori në finalen e këtij kompeticioni. Kampionët në fuqi do të përballen me Jordaninë me 10 shkurt. /balkanweb/
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë…
Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari…
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i "Big Brother VIP Albania 5", u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit…
Pas fitores 3-1 në Komo, Milani i Maks Alegrit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve, gazetarëve dhe…
Ekonomistja Romina Radonshiq, teksa ishte e ftuar në “News24 Fundjavë”, foli për kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të…