Katari mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar nga Kampionati Botëror i Futbollit vitin e ardhshëm.
Raportohet se Katari po bën presion për vaksinimet e detyrueshme Covid-19 për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022.
None found
Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksionohet dy herë, sipas The Athletic.
Sidoqoftë, dihet që pikëpamjet e lojtarëve profesionistë për marrjen e vaksinës janë të përziera.
Katari, i cili tashmë ka administruar më shumë se 4.6 milion vaksina, afërsisht 82 përqind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta.
Pozicioni i Katarit mbi vaksinën mund të jetë një faktor në vendimet e disa yjeve ndërkombëtare nëse do të jenë të vaksionuar.
Një numër i klubeve të Premier Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës Covid-19, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pranoi muajin e kaluar “jo të gjithë lojtarët janë vaksionuar dy herë“, duke shtuar “Unë i kam inkurajuar ata që të bëjnë vaksinimin, por ju nuk mund ta detyroni askënd ta bëjë këtë.”
Menaxheri i Newcastle, Steve Bruce ka pranuar se “shumë” lojtarë të tij nuk janë vaksinuar – pavarësisht se portieri i tyre Karl Darlow u shtrua në spital për shkak të virusit.
Kupa Botërore FIFA 2022 është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i Kupës Botërore FIFA që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm.
Kjo njëherit do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para në një vend me shumicë myslimane.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…