sport

Kastrioti shkarkon Ndreun dhe emëron menjëherë trajnerin e ri

Ramadan Ndreu nuk është më trajner i Kastriotit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi krutan, që njofton se pas një takimi me drejtuesit e klubit, palët kanë vendosur të ndërpresin me marrëveshje bashkëpunimin.

Shkak janë bërë padyshim rezultatet negative të krutanëve në këtë pjesë të parë të kampionatit, por mbi të gjitha ai shqelm ndaj Leonat Vitijës në fund të ndeshjes ndaj Skënderbeut, që i kushtoi një pezullim 12-javor në Abissnet Superiore.

Të lidhura

None found

Ndërkohë drejtuesit e klubit krutan nuk kanë humbur kohë për të emëruar edhe trajnerin e ri të ekipit, që do të jetë Emiljano Çela. Ky i fundit ka luajtur me krutanët deri në fund të sezonit të kaluar dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa tani ëshët gati ët nisë një rrugëtim të ri, atë të trajnerit.

Ja njoftimi i plotë i klubit krutan:

KS Kastrioti njofton se ka mbyllur me konsensus bashkpunimin me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar ditën e sotme me presidentin, të dy palët janë dakordësuar për ta mbyllur këtë bashkpunim. KS Kastrioti e falenderon teknikun për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese.

Klubi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i Kastriotit. Ish mbrojtësi, tashmë do të nisë një rrugëtim të ri si trajner në familjen ku kontiboj për afro 5 vite me radhë si lojtar. Çelës i urojmë mirëseardhjen, dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri dhe të vështirë.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

4 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

4 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

4 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

4 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

4 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

4 hours ago