Në futboll shpesh nuk mjafton as emri e as paratë, duhet më shumë se kaq për të qenë fitues, në radhë të parë duhet të jesh një ekip i bashkuar, një ekip që luan me shpirt.
Përveç emrit dhe parave, Dinamo nuk ka asgjë tjetër nuk fushë, duket një ekip normal që as të ngjall frikë, e as dëshirë për ta parë.
Blutë e Bledi Shkëmbit nuk njohin limite, vijojnë rënien e lirë duke e kthyer situatën në shqetësuese pasi i gjithë projekti i trumbetuar më të madhe në fillim të sezonit është i varur në fije të perit, mund të shpëtohet vetëm në rast suksesi në Kupë.
Në javën e 19-të, kryeqytetasit bien keq në transfertë përballë Kastriotit duke pësuar një humbje të pastër 2-0. Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, në fraksionin e dytë, Bedri Greca bëri heroin për ekipin e tij duke realizuar një dopjetë.
Një sukses që i jep më shumë shpresë Kastriotit për pjesën e mbetur të sezonit ndërsa Dinamo e sheh veten 7-të në kuotën e 19 pikëve, por presioni sa vjen e shtohet pasi ekipet e tjera e ndjekin nga shumë pranë.
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë…
Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe…
Këtë të enjte, kreu demokrat Sali Berisha, deklaroi se nuk ka hajdute më të madhe se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe…
Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të…
Yll Limani festoi 31-vjetorin e tij me një surprizë të veçantë, të përgatitur nga njerëzit më të afërt dhe miqtë…
Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”. I ftuari i parë…