sport

Kartonët blu për portierët do t’i detyronin klubet të merrnin një vendim qesharak dhe do të shkaktonte kaos

Në rast se futet në futboll kartoni blu dhe me të ndëshkohet një portier, atëherë kjo do t’i shndërronte ndeshjet e futbollit në një kaos të vërtetë.

Qëllimi i këtij kartoni do të ishte që lojtarët të suspendoheshin për dhjetë minuta në rast se sjelljet e tyre në fushë tejkalojnë kufirin, apo shkaktojnë një faull taktik.

Ligjet e propozuara për inkuadrimin e kartonit të tretë nuk do të vinin me përjashtime të veçanta, andaj do të vlente edhe për portierët do të njësoj sikur lojtarët tjerë.

Sipas The Telegraph, në rastin kur një portier merr kartonin blu, ata do të detyroheshin të largoheshin nga fusha dhe trajneri pastaj do të duhej të vendoste nëse do ta fusë në portë përkohësisht një lojtar, apo do ta zëvendësonte atë me portierin rezervë.

Në rast se vendos ta bëjë këtë të fundit, atëherë portieri që futet në lojë nuk do të ishte më në gjendje të rikthehej në bankë.

Sidoqoftë, FIFA ka marrë vendim që inkuadrimi i kartonit blu të mos implementohet në kategoritë e larta të futbollit, teksa provat e para janë bërë në nivelet më të ulëta të futbollit.

Organi qeverisës i futbollit botëror i hodhi poshtë gjasat që kartoni blu të futet në futbollin elitar së shpejti. FIFA dëshiron të sqarojë se raportet për të ashtuquajturin “karton blu” në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme”, thuhej në deklaratën e FIFA-s. /Telegrafi/

Tags: kartoni blu

të fundit

Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm…

5 hours ago

‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke folur hapur për eksperiencën e tij…

5 hours ago

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri thirrje për reforma në industrinë e naftës që do të hapnin rrugën…

6 hours ago

Donald Trump bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu kërkon me patjetër të sulmohet Irani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë një sulm të mundshëm ushtarak…

6 hours ago

“Qëllimi është rrëzimi i Ramës, tërhiqem nëse unë jam pengesë”/ Salianji: PD duhet të bindë edhe Lapajn, Shehajn e Qorin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar…

6 hours ago

“Është një gënjeshtër”/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për…

6 hours ago