Mirlind Daku po kalon një mo ment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme.
FORMA- Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.
OBJEKTIVI PERSONAL- Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon.
MERKATOJA- Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu.
KAMPIONATI RUS- Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar.
BOTËRORI- Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet.
Mbrëmjen e djeshme, Turqia i ka arrestuar një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i tyre online…
Ndërsa mbahej seanca plenare në Kuvend, deputeti i opozitës Besart Xhaferri, në fjalën e tij kërkoi që të mbahej një…
Këtë të mërkurë, deputeti i PD Saimir Korreshi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur në seancën plenare…
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ndaj mënyrës se si u votëbesua…
Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Baton Haxhiu, komentoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti…
Këtë të mërkurë, në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi…