sport

Kapiteni legjendar i Kombëtares feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush Lorik Cana?

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 39.

Cana u tërhoq nga Kombëtarja fill pas përfundimit të Kampionatit Europian 2016 që u zhvillua në Francë, pjesëmarrja e parë historike e ekipit tonë kombëtar në një kompeticon të tillë.

Të lidhura

None found

Ish-kapiteni ka luajtur plot 92 ndeshje me fanellën “kuqezi” dhe ka shënuar vetëm një gol, pasi ka luajtur gjatë gjithë kohës në qendër të mbrojtës dhe pse në karrierën e tij me klubet ka luajtur edhe si mesfushor.

Kujtojmë që Cana ishte idhulli i shumë shqiptarëve pas viteve 2000, pasi edhe pse luajti për ekipe si PSG dhe Marsielle, madje edhe kapiten i tyre, mes shumë opsioneve ai zgjodhi me zemër të  përfaqësonte kombin e tij.

Shifra më e lartë e Canës në merkato ka qenë 14 milion euro, por kujtojmë në ato vite, çmimet e lojtarëve ishin ndryshe.

Eksperienca e fundit e Lorikut ishte pikërisht në Francë me Nantes ku edhe u tërhoq në vitin 2017.

Cana është martuar me italianen Monica Ercoli dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Tanimë ai merret me bizneset e tij private, padyshim edhe me akademi futbolli, e gjithashtu e shohim shpesh në studio televizive si analist sportiv./albeu.com

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

1 minute ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

5 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

10 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

11 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

11 minutes ago