Në ndeshjen e së dielës kundër Kosovës në Ligën e Kombeve, Xaver Schlager pritet të jetë kapiten i Austrisë. Ky do të jetë rasti i parë që mesfushori i Nottingham Forest mban shiritin e kapitenit te kombëtarja, ndërsa takimi vjen një ditë para ditëlindjes së tij të 29-të.
None found
Schlager theksoi se parimi i meritës sportive, për të, duhet të mbizotërojë mbi gjithçka tjetër.
“Çdo lojtar duhet të tregojë nivelin e tij. Ku luan dikush është dytësore”, u shpreh Schlager, duke kujtuar edhe faktin që ai tashmë luan në Premier League.
Me 56 ndeshje për Austrinë, Schlager është prej vitesh një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses.
28-vjeçari u shpreh: “Sigurisht që kam përjetuar shumë gjëra dhe mund t’i ndihmoj lojtarët më të rinj. Por, në fund të fundit, ky është sport elitar dhe secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë dhe të jetë shembull.”
Ai e sheh konkurrencën e shëndetshme brenda grupit si një faktor që kontribuon në ngritjen e ekipit.
Pas tërheqjes së Marko Arnautovic dhe mungesave të David Alabas e Marcel Sabitzer, përfaqësuesja austriake po përjeton një fazë ndryshimesh.
Në sfidën hapëse të këtij kompeticioni, Austria e mposhti Izraelin me rezultatin 3-1, një performancë që Schlager e quajti “korrekte”.
Ai tha: “Kishim rrethana jo të lehta. Kemi shumë fytyra të reja dhe për shumë lojtarë mënyra jonë e të luajturit është diçka e re.”
Sipas tij, suksesi ndaj Izraelit kishte rëndësi për moralin dhe vetëbesimin e grupit.
Ai shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është të sjellim stabilitet në paraqitjet tona dhe të përmirësohemi hap pas hapi. Sa më shumë të punojmë së bashku, aq më shumë krijohen automatizmat.”
Takimi me Kosovën përbën ndeshjen e dytë të Austrisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kosova drejtohet nga Franco Foda, trajneri që e bëri Schlager të debutonte me Austrinë në vitin 2018.
Po ashtu, Foda e ka drejtuar Austrinë në Evropianin e vitit 2021, i vetmi turne madhor në të cilin Schlager ka luajtur deri tani me përfaqësuesen.
Duke folur për ish-trajnerin e Austrisë, Schlager tha: “Është shumë i strukturuar. Ai nuk përpiqet të marrë rreziqe të mëdha, por kërkon që skuadra të jetë e organizuar dhe kompakte pas topit.”
Schlager, mesfushori i Nottingham Forest, vlerësoi edhe punën e Fodës te Kosova.
Në fund, Schlager deklaroi: “Besoj se në periudhën e fundit e ka zhvilluar ekipin. Kosova është një kundërshtar shumë i mirë dhe ne duhet të japim gjithçka nga vetja.”
Përballja mes Austrisë dhe Kosovës do të luhet sot (e diel) në orën 18:00, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…