Skena të turpshme e të paimagjinueshme vijnë nga kampionati francez. Në derbin Nice-Marseille, me vendasit që po udhëhiqnin 1-0 ndeshjen dhe me një stadium të tejmbushur, ndodhën skena kaosi e të padenja për një nivel të tillë ku u përfshinë tifozë, lojtarët e të dyja skuadrave madje edhe trajnerët.
Ishte minuta e 74’ kur nga një goditje këndi, Payet u godit me sende të forta nga sektori I ultrasve të Nice dhe lojtari francez nuk përtoi t’ua kthente edhe ai duke i gjuajtur tifozët kundërshtar. Kaq shërbeu për të nisur kaosin në fushë teksa i gjithë sektori Ultras zbriti në fushë duke sulmuar lojtarët.
Një kaos i vërtetë ku u përfshi edhe trajneri i Marseille, Sampaoli e nga pamjet duken qartë skenat e dhunës. Ndeshja u ndërpre por që pamjet që vijnë nga një kampionat elitar lënë për të dëshiruar.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira…
Biznesmenët në Vlorë janë mbledhur ditën e sotme në qendër të qytetit për të protestuar mbi aksionin e ndërmarrë nga…
Në pritjen zyrtare të Presidentit francez Emmanuel Macron më 8 korrik, Kate Middleton bëri një dalje që nuk mund të…
Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria…
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës…
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit ka marrë kredi duke përdorur kartën e…