Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026 për meshkuj, duke e mbyllur garën me një avantazh prej vetëm 28 pikësh ndaj Kylian Mbappes.
Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares së Anglisë e fitoi për herë të parë këtë çmim në karrierë, gjatë ceremonisë së zhvilluar të hënën në mbrëmje në “London Palladium”.
None found
Rezultatet zyrtare të votimit për dhjetë vendet e para në kategoritë e meshkujve dhe femrave u publikuan nga gazeta franceze L’Equipe.
Sipas të dhënave të bëra publike, Kane mblodhi 1.055 pikë, ndërsa Mbappé u ndal në kuotën e 1.027 pikëve. Sulmuesi anglez ishte zgjedhja e parë e 43 prej 100 gazetarëve votues, kurse ylli francez mori 28 vota për vendin e parë.
Kryeredaktori i France Football bëri të ditur se diferenca mes dy finalistëve ishte jashtëzakonisht e ngushtë. Me 28 pikë, ajo ishte edhe më e vogël se në vitin 2024, kur Rodri fitoi ndaj Vinicius Juniorit me një epërsi prej 41 pikësh.
Lamine Yamal e përfundoi garën në vendin e tretë me 881 pikë. Megjithatë, futbollisti i Barcelonës mbeti në distancë të konsiderueshme nga Kane dhe Mbappé.
Procesi i votimit përfshiu 150 gazetarë të përzgjedhur nga France Football: 100 prej tyre votuan për çmimin e meshkujve, ndërsa 50 për atë të femrave. Secili gazetar duhej të rendiste dhjetë emra nga lista përkatëse me 30 kandidatë.
Pikët shpërndaheshin sipas renditjes së zgjedhur nga votuesit. Vendi i parë vlerësohej me 15 pikë, i dyti me 12, i treti me 10, ndërsa pozicionet pasuese merrnin përkatësisht 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Për rrjedhojë, maksimumi që mund të siguronte një futbollist ishte 1.500 pikë.
Vlerësimi përfshiu vetëm paraqitjet e sezonit 2025/26. Për këtë arsye, Rodri, edhe pse tashmë është pjesë e Barcelonës, u gjykua për performancat me Manchester Cityn dhe për sukseset e arritura me Përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës.
Dhjetë futbollistët e parë në renditjen e Topit të Artë 2026 janë:
Harry Kane (Bayern Munich dhe Angli) – 1.055 pikë
Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë) – 1.027 pikë
Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanjë) – 881 pikë
Rodri (Manchester City dhe Spanjë) – 726 pikë
Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentinë) – 612 pikë
Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain dhe Gjeorgji) – 541 pikë
Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain dhe Francë) – 418 pikë
Erling Haaland (Manchester City dhe Norvegji) – 378 pikë
Michael Olise (Bayern Munich dhe Francë) – 296 pikë
Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain dhe Spanjë) – 201 pikë
Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…
Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…
Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…