sport

Kanë shënuar 23% të golave pas minutës së 90’, Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm

Granit Xhaka përfundoi ndeshje të kalibrit botëror kundër Romës së trajnerit Daniele De Rosi. Leverkusen e ka kthyer në “modë” golat gjatë minutave shtesë të ndeshjes.

Në total grumbullojnë 17 precedentë kur e kanë dërguar sferën në kuadrat gjatë këtij intervali, e thënë ndryshe 23.1% (136 gola kanë shënuar gjithsej).

Të lidhura

None found

Vështirë në historinë e futbollit të gjendet në librin e artë ekip i ngjashëm me Leverkusen përsa i përket përmbysjeve dhe evitimit të humbjeve në limite.

Roma rezultoi “viktima” e radhës. Mesfushori me origjinë kosovare Granit Xhaka u vlerësua futbollisti me notën më të lartë te Leverkusen, 8.9.

Nëse i referohemi statistikave të mesfushorit, ai grumbullon 1 asist, 90 pasime të sakta nga 98 gjithsej, 92% shkalla e precizionit.

Por nuk ndalet me kaq, Graniti fitoi 6 nga 8 duele, 8 topa të saktë nga 9 në total, thjesht i mungoi goli, ndonëse u përfshi me asist.

Në platformën sociale “Instagram”, Granit Xhaka kishte disa fjalë për të ndarë me fansat pas kualifikimit në finalen e Europa Ligës: “Wow! E pabesueshme. Le të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi të fokusuar. Kemi shumë më tepër për të arritur”, postimi i Xhakës.

Graniti zbarkoi në gjirin e Leverkusen me dëshirë të Ksabi Alonsos, i cili e vendosi në qendër të projektit.

Brenda një kohë të shkurtër “aspirinat” janë kthyer në një makth të vërtetë për rivalët.

Ata thyen hegjemoninë e Bajernit pas më shumë se 10 vitesh në Bundesligë, duke fituar kampionatin e parë në histori.

të fundit

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 4 nëntor 2026

Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…

5 minutes ago

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

5 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago