Real Madridi ka fituar nëntë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, gjë që ndoshta ju bën të pyesni veten për herën e fundit kur ata humbën një finale evropiane.
Los Blancos në finalen e Wembleyt kanë mposhtur Borussia Dortmundin për ta fituar për herë të 15-të trofeun më të çmuar në futbollin evropian, atë të Ligës së Kampionëve.
Por kanë kaluar më shumë se 40 vite kur Real Madridi ka humbur një finale të Ligës së Kampionëve, garë që ata janë rekordmenë absolut.
Duhet të kthehemi në vitin 1983 kur Los Blancos u përballën me skuadrën e Alex Ferguson, por jo Manchester United, ishte skuadra skoceze Aberdeen.
Finalja u zhvillua në Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane që u shfuqizua në vitin 1999. Interesante, Real Madrid drejtohej nga legjendari Alfredo Di Stefano në atë kohë, ndërsa Alex Ferguson nuk ishte ende Sir.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, por Aberdeen arriti të rrëmbejë fituesin në kohën shtesë. Pas ndeshjes, Di Stefano tha disa fjalë të bukura për kundërshtarin: “Aberdeen ka atë që paratë nuk mund ta blejnë; një shpirt, një frymë ekipi të ndërtuar në një traditë familjare”.
Me siguri Alfredo do të ishte krenar për atë se si duket Real Madridi tani.
Që nga ajo kohë Real Madridi ka fituar në nëntë finale radhazi të Ligës së Kampionëve dhe me plotë meritë është bindshëm skuadra më e trofeshme në këtë garë. /Telegrafi/
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…