sport

Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO)

Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident.

“Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij”, i tha ai gazetës. “Kishte gjithsej katër persona në automjetin në të cilin ndodhej boksieri”.

Sipas mediave lokale, boksieri ishte në pjesën e pasme të SUV-it kur u përplas me një kamion të parkuar.

 

të fundit

FOTO/ Eva Dumani shpëton nga kampet e Sirisë, përqafimi i parë me nënën dhe vëllanë pas ardhjes në Shqipëri

Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.…

12 minutes ago

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari në Kretë, mori plagë në bark dhe në qafë

GREQI- Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës. 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u…

31 minutes ago

“Do të jetë më intensive”/ Këlliçi tregon se çfarë do të ndodhë në protestën e PD-së më 20 shkurt

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin e protestës së…

53 minutes ago

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar se NATO mund të fitojë çdo luftë, në rast se Rusia…

2 hours ago

Pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në Shqipëri, duke u…

2 hours ago

Pronari i banesës qëlloi në ajër/ Shkoi për të grabitur, por dëmtohet gjatë tentativës për t’u larguar. Ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali, bashkëpunëtorët…

Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Tentativa i grabitjes i merr jetën. Ngjarja ka ndodhur në Arezzo. Sipas…

2 hours ago