Lega Serie A ka nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë e njohur si Serie A Enilive, duke i dhënë fund partneritetit 25-vjeçar me TIM.
Liga i kishte dhënë të drejtat e vetme për emrin kompanisë telefonike TIM, por kjo nuk do të ndodhë më që nga sezoni 2024/2025.
Për të paktën tri vitet e ardhshme, elita e futbollit italian do të njihet si Serie A Enilive.
Sipas asaj që raporton Calcio e Finanza, marrëveshja vlen rreth 22 milionë euro për vit gjatë tri viteve në vazhdim, me opsionin e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.
Kjo ishte një ofertë më e mirë se sa ajo e TIM, e cila ishte në vlerë prej 19 milionë eurosh, një rritje në krahasim me marrëveshjen paraprake që vlente 15 milionë euro.
Enilive është nën ombrellën e kompanisë energjetike Eni dhe fokusohet në burimet e qëndrueshme të energjisë, duke përfshirë pikat e rimbushjes së automjeteve elektrike dhe stacionet e shërbimit, rafinimin e biokarburanteve dhe organizimin e aplikacioneve për ndarjen e makinave.
Ndërkohë, kompania e trenave Frecciarossa e ka rinovuar marrëveshjen e tyre për të sponsorizuar Kupën e Italisë edhe për tri vite të tjera.
Calcio e Finanza ka raportuar se marrëveshja vlen rreth 5.5 milionë euro për sezon, një rritje prej 1 milionë euro në krahasim me kontratën trevjeçare paraprake. /Telegrafi/
Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të…
Një histori suksesi që bën krenar jo vetëm qytetin e Cërrikut, por mbarë Shqipërinë. Loris Qosja, nxënës i klasës së…
Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal.…
Salma Hayek është një nga gratë më ikonike dhe simpatike në Hollywood. Herë pas here, ajo është shqetësuar, përtej zgjedhjeve…
Ina dhe Keijsi janë mes banorëve të Big Brother VIP Albania 5 që janë në televotim së bashku me Erikun…
Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku,…