Arbër Hoxha të mërkurën ka zhvilluar stërvitjen e parë me Dinamo Zagrebin, ndërsa në një intervistë për mediumin kroat “germanijak”, ai ka treguar se ka marr tashmë pasaportën e Shqipërisë dhe beson që do të luajë me kuqezinjtë.
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha ka paralajmëruar kalimin te Shqipëria edhe pse ka disa paraqitje për Kosovën në miqësore, duke konfirmuar së vitin e kaluar është pajisur edhe me pasaportë të Shqipërisë.
“Po, Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për sajtin kroat.
25-vjeçari ka tri paraqitje për Kosovën, në ndeshje miqësore.
Kishte luajtur ndaj Suedisë më 12 janar të vitit 2020 e më pas ndaj Guinesë dhe Gambisë në qershor të vitit 2021 dhe që atëherë nuk është ftuar.
Në fakt te Shqipëria ka konkurrencë shumë e madhe, ndërsa kalimi i Hoxhës te kuqezinjtë do të ishte tjetër humbje për Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/
Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…
Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…
Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…
Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…