sport

“Kam humbur 20 kg, por po kthehem. Mezi pres të luaj”, Rico tregon situatën e tij tek PSG

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico për pak sa nuk vdiq në muajin maj pas një aksidenti me kalë, i cili pas një frike e hodhi në tokë dhe më pas e goditi në kokë dhe qafë, duke e bërë atë të humbiste ndjenjat dhe të përfundonte në koma.

Sergio Rico qëndroi 22 ditë në koma pas rrëzimit nga kali, ngjarje që ndodhi në ditët e fundit të muajit maj. Për fat të mirë, portieri i PSG-së ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe gëzon shëndet të mirë.

Tani dëshiron të rikthehet sërish mes shtyllave, edhe pse mjekët nuk duan të nxitohen. Dhe për momentin vijojnë ta pengojnë që të rinisë stërvitjen intensive.

“Dua t’i kthehem sërish rutinës sime, dua të ndihem përsëri një futbollist. Në spital humba rreth 20 kg… Peshoja 92 dhe rashë deri në 73. Tani peshoj 88 kg.

Në fund të fundit, unë jam ai që ka vuajtur më pak. Familja ime vinte të më vizitonte çdo ditë, por nuk merrte asnjë përgjigje. Ata thjesht përballeshin me një person që flinte.

Nuk e kuptova jehonën e historisë sime. Do të doja më shumë leje nga mjekët sepse ndihem mirë, dua të ndihem sërish futbollist. Por nuk e kam unë në dorë rikthimin në fushë.

Nëse do të mund të vendosja, tashmë do të isha duke u përpjekur për të luajtur. Marr urdhra nga mjekët dhe nuk i vë në dyshim. Sepse janë ata që më kanë shpëtuar jetën”, theksoi 30-vjeçari spanjoll i kampionëve të Francës./albeu.com

të fundit

Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…

5 hours ago

Alba befason: Kam vendosur të mbulohem

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…

5 hours ago

Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?

Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…

6 hours ago

Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…

6 hours ago

Nisën Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama, mesazh urimi për sportistët shqiptarë

Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…

6 hours ago

FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina

Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…

7 hours ago