Hamdi Salihi mbylli aventurën e tij te Kombëtarja pas Euro 2024, ku ishte pjesë e stafit të Sylvinhos, Një largim i parpritur nga ish-sulmuesi, i cili siç mësohet kanë qenë arsyet familjare që e kanë “detyruar” të marrë një vendim të tillë.
Në një deklaratë të dhënë për “Top Channel”, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Skënderbeut, ka folur gjithashtu edhe për duelin që Shqipëria do të luajë më 7 qershor ndaj Serbisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.
Salihi shprehet se ka 100 % besim tek skuadra, por 90-të minutëshi do të japë edhe verdiktin e fundit.
“Me kalimin e kohës familja dhe kalamajt kanë kërkesat e veta për këtë arsye pas europianit i kërkova misterit, presidentit dhe drejtorit që të marr një pushim, e mirëkuptuan dhe më kanë lënë derën e hapur që sa herë të jetë mundësia të kthehem.
Me thënë të vërtetën sa herë vjen periudha e grumbullimit fillon e më përzihet nga emocionet sikur po luaj vetë. Ndeshja me Anglinë na tregoi më së miri që kemi shumë punë për të bërë për të shkuar ku duhet apo ku mendojnë shumica dhe kryesisht tifozët që jemi, por nuk jemi aty.
Serbia? Grupi B i Ligës së Kombeve ku luajtëm me Çekinë apo Ukrainën na ka rritur edhe më tepër sepse po mësohemi të luajmë me skuadra më të forta.
Me Serbinë jemi në të njëjtin nivel pak a shumë, kam 100% besim, por se si shkon ndeshja nuk i dihet asnjëherë”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Kombëtares.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…