sport

Kalvin Phillips flet për traumën që i shkaktoi Guardiola gjatë kohës sa ishte lojtar i Man Cityt

Kalvin Phillips ka zbuluar se vendimi i Pep Guardiolës për ta quajtur atë në ‘mbipeshë’ para publikut, ishte momenti i tij më i vështirë gjatë përiudhës si lojtar i Manchester Cityt.

Phillips nuk gjeti hapësirat e duhura tek City dhe bëri vetëm 31 paraqitje për fituesit e tripletës, teksa vetëm në dy raste e kishte nisur nga minuta e parë në Ligën Premier.

Ai tani ka folur për atë kohë dhe për momentin më të keq në klub, i cili doli të ishte ai kur Guardiola publikisht tha se Phillips nuk mund të stërvitet pasi është rikthyer nga Kupa e Botës në mbipeshë, duke e lënë kështu mesfushorin dhe familjen e tij të hutuar.

“Pas Kupës së Botës ishte ndoshta momenti më i vështirë, kur Pep erdhi dhe tha se unë isha në mbipeshë”, ka thënë Phillips.

“Ai kishte të drejtë për ta thënë këtë, por kishte mënyra të tjera për ta bërë. Unë nuk isha kundër fjalëve të tij, por natyrisht që vetëbesimi im mori një goditje të madhe dhe për mënyrën se si u ndjeva tek City. Familja ime gjithashtu nuk ishin të lumtur për këtë, veçanërisht nëna ime”, u shpreh anglezi.

“Ajo u bë nervoz shumë gjatë kohës sa isha tek City dhe nuk erdhi për të më parë shpesh gjatë ndeshjeve”, përfundoi ai.

Phillips siguroi një kalim tek West Hami në formë huazimi në janar, aty ku deri më tani numëron dy paraqitje, ani pse në debutimin e tij bëri një gabim fatal i cili rezultoi me gol për ekipin kundërshtar. /Telegrafi/

të fundit

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Parashikohen konflikte të vogla në dashuri, do të jeni të dyzuar mes…

DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…

9 minutes ago

Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit

Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…

28 minutes ago

Defekt në furnizimin me energji në Dobraç, një pjesë e Shkodrës mbetet pa ujë

Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…

36 minutes ago

Rama propozon mbylljen e RTSH-së, AGSH kundër: Është e papranueshme që dështimi t’i faturohet vetëm institucionit…

Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…

2 hours ago

“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…

2 hours ago

Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng”

Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me…

2 hours ago