Categories: sport

Ka vuajtur si Eriksen, kjo është arsyeja pse Blid shpërtheu në lot pas zëvendësimit

Daley Blind tha se mendonte të mos luante për Hollandën në ndeshjen hapëse të saj për “Euro 2020” kundër Ukrainës, të dielën në mbrëmje, pas urgjencës mjekësore të Christian Eriksen.

Danezi është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme në spitalin e Kopenhagës, pasi u shemb përtokë pa ndjenja, gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në “Parken Stadium”, të shtunën.

Blind është një mik i ngushtë dhe ish-shok ekipit i Eriksen, me dyshen që ka luajtur së bashku tek Ajax.

Ashtu si miqësia mes dy lojtarëve, situata e Eriksen është veçanërisht prekëse për Blind, i cili ka përjetuar vetë çështje të zemrës gjatë viteve të fundit.

Mbrojtësi me përvojë i Ajax u diagnostikua me inflamacion të muskujve të zemrës, pasi u ankua për marramendje gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Valencia, në dhjetor 2019.

Blind, i cili më pas u pajis me një stimulues kardiak në trup, u shemb përtokë ndërsa luante për Ajax në një miqësore para-sezonale kundër Hertha Berlin, në gusht 2020.

31-vjeçari startoi me Hollandën në fitoren 3-2 të Grupit C ndaj Ukrainës, të dielën në mbrëmje, dhe shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë. Emocioni i fundjavës e bëri të vetën.

“Ajo që ndodhi me Eriksen pati një ndikim të madh tek unë, pa marrë parasysh faktin që Christian është një mik i ngushtë imi. Situata e tij ishte e tmerrshme. Sigurisht, unë kam përjetuar edhe disa gjëra në atë drejtim, kështu që më është dashur të kapërcej një pengesë të madhe mendore për të luajtur sot.

Duhej ta bindja veten për të luajtur, por jam krenar që e bëra. Dhe kjo është arsyeja pse emocioni im shpërtheu në lot në fund të lojës. Patjetër që kam menduar të mos marr pjesë në këtë ndeshje. Imazhet në televizion dhe incidenti patën një ndikim të madh, nuk fjeta shumë mirë për shkak të tyre. Më duhej vërtet të kapërceja një pengesë të madhe psikologjike për të luajtur ndaj Ukrainës.

Nëse nuk do të shkonte mirë, do të më kishte rënduar psikologjikisht edhe më shumë. Kur Christian inkurajoi shokët e tij të Danimarkës për të luajtur dhe përfunduar ndeshjen kundër Finlandës, atëherë vendosa të luaj edhe vetë. Gjithashtu, sepse jam i sigurt, sipas mjekëve”.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

1 hour ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

2 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

2 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

2 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

2 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

3 hours ago