Erling Haland duket se e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Sulmuesi i Dortmundit është më i predispozuar për t’iu bashkuar Realit të Madridit në Spanjë, pavarësisht interesimit të Barcelonës, Bajernit të Mynihut, Paris SG-së dhe Mançester Sitit.
Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet kolegu i tij në kombëtaren norvegjeze, Martin Odegard. Sipas mediave ndërkombëtare, Haland i ka kërkuar informacion Odegardit në lidhje me kryeqytetin spanjoll.
Kujtojmë se Odegard ka qenë pjesë e Realit të Madridit përpara se të largohej për t’iu bashkuar Arsenalit në Premier.
Reali i Madridit është cilësuar klubi favorit për të firmosur me yllin e Borusias, teksa menaxheri i tij, Mino Raiola, ka diskutuar më shumë se një herë me presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez.
Duke folur nga Norvegjia ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren nordike, Odegard ka thënë: “Unë dhe Haland jemi miq dhe bisedojmë shpesh.
Kemi folur edhe për Madridin, por besoj se këto janë gjëra normale”. Erling Haland ka një klauzolë largimi nga Dortmundi prej 75 milionë eurosh. Ky sezon ka qenë problematik për sulmuesin, i cili ka pasur shumë dëmtime.
Por pavarësisht kësaj ai ka mundur të shënojë 23 gola në po kaq ndeshje për Dortmundin.
Gjatë natës së kaluar, të paktën 25 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës nga sulmet ajrore dhe të shtënat…
Gjimnastika shqiptare, është përfaqësuar denjësisht në kampionatin botëror të “World Gym for Life Challenge” të mbajtur në Portugali, duke fituar…
Gjatë ditës së sotme, një zjarr i madh masiv është aktivizuar në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin…
Pas zhdukjes së një 48-vjeçarje në Tropojë, e cila rezulton e larguar nga banesa prej datës 22 Korrik, dyshohet se…
Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel…
Ditë të arta për ‘gardianin’ e portës sonë, Thomas Strakosha. Pasi ka përmbyllur një sezon të suksesshëm si me Kombëtaren,…