Futbolli norvegjez po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të talenteve, kryesisht falë suksesit të madh të Erling Haaland dhe shokut të tij Martin Odegaard.
Nga fillimet modeste në Bryne, Haaland është ngjitur shpejt për t’u bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë, duke vendosur standarde të reja dhe duke rigjallëruar sportin në Norvegji.
None found
Tani po shfaqet një brez i ri lojtarësh premtues, si Oscar Bobb, 20-vjeçar nga Manchester City dhe 18-vjeçari Antonio Nusa nga Bruges.
Midis tyre është Sindre Walle Egeli, një sensacion 17-vjeçar i cilësuar si një nga yjet e ardhshëm të Norvegjisë.
Me gjatësi prej 1.82m, Egeli është një sulmues i gjithanshëm me këmbën e majtë, me aftësi për të shënuar gola dhe për të krijuar mundësi në vijën e sulmit.
Pasi u transferua nga Sandefjord te Nordsjaelland në vitin 2022, ai u afirmua shpejt në fushë. Në Ligën U19, Egeli ka shënuar tashmë 21 gola dhe ka bërë 5 asistime në 22 ndeshje.
“Ai është një sulmues anësor që është vërtet i mirë në përfundimin e ndeshjeve. Kjo është padyshim forca e tij. Ai ka një këmbë të majtë shumë, shumë të mirë dhe është një finalizues shumë i mirë”
“Mund të përfundojë aksionin në mënyra të ndryshme. Në thelb, ai shënon gola sa herë që luan. Prandaj ai është paksa një anësor i brendshëm që duhet të kthehet në zonë për të përfunduar me këmbën e tij të majtë. Kjo është padyshim forca e tij”, ka thënë trajneri i Eglit, Johannes Hoff Thorup.
Ju mund të shihni qartë ngjashmëritë midis Haaland dhe Egeli: të dy sulmues me këmbë të majtë dhe fenomenalisht të mirë në përfundim. Madje duken pothuajse njësoj!
A mund të jetë ‘Project Haaland’ për një kombëtare të Norvegjisë? Me gjasë po. Duket sikur ky komb ka filluar të zhvillojë lojtarët e tij unik sulmues dhe ne do të shohim se si Haaland mund t’i udhëheqë ata në arenën kombëtare. /Telegrafi/
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…