sport

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet, ja sekreti i elegancës së Viktoria Beckham

David Beckham ka treguar së fundmi se bashkëshortja e tij Victoria ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet.

46-vjeçari tha se  ish ylli i Spice Girl, do të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull, duke pranuar se darkën që ajo provoi të hante diçka tjetër  ishte “një nga mbrëmjet e tij të preferuara”.

Të lidhura

None found

Duke diskutuar mbi zakonet e të ngrënit të gruas së tij ai shpjegoi: “Unë kam shumë neps për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, dhe shumë rrallë ka hequr dorë nga kjo rutinë. E vetmja herë që ajo ndoshta ka ngrënë diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe kjo ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka “prishur dietën” më që atëherë.

Victoria ka treguar më parë se nuk konsumon ushqim të gatuar në vaj, gjalpë apo salca dhe nuk ha mish të kuq apo bulmet. Ajo pranoi se ushqimi i saj i preferuar ishte një copë bukë e thekur me drithëra integrale me kripë dhe se ditëlindjet ajo i feston duke ngrënë torta që kanë në përbërje fruta.

David tregoi gjithashtu se i pëlqen të qëndrojë ndonjëherë në shtëpi i vetëm p agruan e tij stiliste dhe pa katër fëmijët e tyre, sepse kështu mund të gatuajë çfarë të dojë.

të fundit

Shoferi nga Tetova, i dehur dhe me marihuanë në makinë, përplas tre 16-vjeçarë dhe largohet

Më 24.10.2026, rreth orës 22:20, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, një automjet…

3 minutes ago

Revolta studentore/ Gazetari Osman Stafa: Me paketën e re ligjore, kryeministri po shpall diktaturën në Shqipëri! Nuk flet për dhunën e policisë ndaj të rinjve

Gazetari Osman Stafa ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “News24 Fundjavë”, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për…

14 minutes ago

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme; e djathta po përgatit kandidatët

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet…

15 minutes ago

Ardita Sinani u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Sot vendoset e ardhmja e shqiptarëve të Luginës

Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Sinani ka thënë se dita e sotme…

20 minutes ago

Raphinha paralajmëron Barcelonën: Real Madridi ka lojtarë që bëjnë diferencën, Valverde është i jashtëzakonshëm

Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit…

20 minutes ago

Feronikeli ’74 pret Dukagjinin në përpjekje për rikthim te fitorja, publikohen formacionet

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.Klubi nga Drenasi…

21 minutes ago