Categories: sport

“Ka ndezur zjarrin brenda meje”, Mourinho flet për aventurën e re te Roma

“Mision i pamundur” e ka quajtur Jose Mourinho aventurën e tij më të re në pankinën e Romës, që do të nisë zyrtarisht më 6 korrik, ditë në të cilën verdhekuqtë do të grumbullohen për të përgatitur sezonin e ri.

Trajneri portugez ka zbuluar se drejtuesit e Romës e kanë kontaktuar që në ditën që u shkarkua nga Tottenham dhe e kanë vlerësuar maksimalisht, teksa kanë gjetur edhe mënyrën e duhur për ta bindur të rikthehet në Serinë A, aty ku shkroi historinë me Interin.

“E quaj mision të pamundur, pasi njerëzit më njohin dhe identifikojnë vetëm si një trajner fitues. Roma më vlerësoi maksimalisht dhe më kontaktoi që ditën që u shkarkova nga Tottenhami. Mu desh shumë pak kohë për të pranuar ofertën e tyre, pasi ishin vërtetë bindës”, rrëfen Mourinho.

Tekniku portugez pranon se ka pranuar të vijë në një klub ku trofetë mungojnë prej 20 vitesh, por zbulon se projekti i amerikanit Friedkin është mjaft ambicioz dhe synon ngritjen e Romës në nivele të larta.

“Friedkin më ka vlerësuar dhe më ka bërë të ndjej sërish pasionin për futbollin dhe ka “ndezur zjarrin” brenda meje. Vij në një klub që nuk fiton prej 20 vitesh, por presidenti më ka shpjeguar projektin në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhe objektive. Me Friedkin dhe Pinton ka lindur një empati e menjëhershme, pasi më transmetuan entuziazmin e punës që kanë nisur”, tha tekniku i verdhekuqve.

Tags: Mourinhoroma

të fundit

ZYRTARE/ Rikthehet sërish në Premier Ligë, Granit Xhaka prezantohet te klubi i ri

Granit Xhaka, ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vite për një shifër që raportohet të jetë 20 milionë euro,…

12 minutes ago

Thashethemet nuk ishin më kot! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë së bashku

Ka një çift të ri në Hollywood. Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë zyrtarisht në një lidhje pasi nisën një…

18 minutes ago

Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik

Përmes një postimi të gjatë në "Facebook", kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht ku ndalet mbi…

38 minutes ago

Adrola Dushi: Nuk do të hyja kurrë në Big Brother VIP

Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” me moderatoren Aulona Musta, ku ka…

47 minutes ago

30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025: Pse Finlanda është përsëri në krye?

Finlanda mban titullin e vendit më të lumtur në botë këtë vit, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, i cili…

57 minutes ago

Përmirësoni shëndetin tuaj vetëm në 1 minutë, ushtrimi që do t’ju ndihmojë

Në një botë ku koha është e çmuar dhe mbingarkesa me informacion shpesh çon në konfuzion rreth asaj që është…

1 hour ago