Franca është përballur në miqësoren kundër Uellsit si përgatitje përpara Europianit. Djemtë e Deshamp kanë arritur të fitojnë në shifrat 3-0. Ndeshja ishte më e lehtë për ta pasi në minutën e 26 Ëilliam do të ndëshkohej me karton të kuq pasi largoi golin e sigurt duke e kapur topin me dorë.
Benzema do të gabonte nga pika e bardhë dhe Mbape mendoji që sulmuesi të provonte edhe një tjetër 11-metërsh. Duke mësuar nga huqet e shokut të skuadrës te PSG, Nejmar, lojtari francez do të stimulonte në mënyrë të shëmtuar pas përplasjes me Rodon. Kjo e ka acaruar së tepërmi komentatorin e “ESPN” që nuk kërkon të shoh skena të tilla në miqësore.
None found
“Oh, çohu, çohu! Ai ka një zakon të keq dhe ju të gjithë e njihni, shiheni. Shikoni pak Zotin e pafajshëm Kilian Mbape. Shikojeni këtë, shikoni sesi mashtron. Mashtron absolutisht. Një lojtar me talentin e tij duke u hedhur në atë mënyrë. Arbitri ishte në vend dhe duhej t’i jepte kartonin e verdhë. Duhet ta ndëshkosh për marrëzi të tilla”, ka thënë komentatori i Espn.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…