sport

Juvja kërkon zëvendësues për Vlahoviç, Shpendi alternativa pa shumë shpenzime

Juventusi ka kuptuar se Milik nuk mund të jetë lojtari, i cili do të ndihmojë ekipin kur Vlahoviç ka nevojë për pushim dhe mësohet se po bëhet gati të futet në merkato për të ndrequr këtë problem.

Sipas shtypit italian sulmuesi shqiptar i Çezenës, Kristian Shpendi, është profili ideal për të ndihmuar kauzën bardhezi. Siç dihet sezoni që po bën 21-vjeçari në Serie B, ku ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje, i ka tërhequr vëmendjen “Zonjës së vjetër”.

Të lidhura

None found

Një tjetër faktor në favor të Shpendit është edhe vlera e kartonit të tij. Sipas shtypit italian Çezena do të ishte e gatshme që të dëgjonte ofertat në drejtim të 21-vjeçarit për jo më pak se katër milionë euro.

Ndërsa drejtori sportiv i Çezenës, Fabio Artiko ka lënë të kuptohet se për shqiptarin nuk ka një çmim pasi ky i fundit do të vendosej nga tregu dhe nga vazhdimësia e lojtarit në fushë.

“Kam marrë shumë telefonata për Shpendin dhe më kanë thënë se e njohin sa i vlefshëm është dhe se çfarë është i aftë që të bëjë në fushë, por kurrë nuk më kemi biseduar për një çmim. Mendoj se është herët të flasim për shifra pasi ato i vendos merkato dhe vazhdimësia e lojtarit në fushë”, tha Fabio Artiko.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago