sport

Juventusit mund t’i rikthehen pikët e hequra, çfarë vendosi Gjykata Administrative

Një dokument mund të nxjerrë Juventusin të pafajshëm në çështjen e plusvalencave dhe të heqë dënimin prej -15 pikësh të bardhezinjve në sezonin e aktual duke ndryshuar gjithçka.

Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lacios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës (Covisoc) nga lindi hetimi, ndaj  prokurorisë sportive rreth penalizimit apo jo të mundshëm të bardhezinjve dhe klubeve të tjera të bazuar mbi rregulloret në fuqi.

Dokumenti, i cili është pranuar nga gjykata administrative dhe duhet të futet në aktet e çështjes së dënimit të Juventusit, është përdorur nga bardhezinjtë si arma më e fortë e tyre në procesin e mëparshëm rreth plusvalencave. Në atë rast, shpjegohej se nuk kishte një penalizim sportiv dhe sipas dokumentit në fjalë, pas datës 14 korrik 2021 nuk mund të kishte më dënim për bardhezinjtë rreth kësaj teme.

Kështu, këta të fundit pretendojnë se gjithçka bën ët pavlefshëm vendimin që doli rreth dy muaj më parë dhe shënoi zbritjen e tyre në renditjen e Serisë A. Por gjithçka duhet të konfirmohet nga seanca para Gjykatës së Komitetit Olimpik që do të përcaktojë vijimësinë e kësaj çështje.

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

2 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

3 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

3 hours ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

3 hours ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

3 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

3 hours ago