Categories: sport

Juventusi synon Sorloth, ofron Nico Gonzalez në shkëmbim me Atletico Madridin

Ditët e fundit të merkatos mund të prodhojnë një lëvizje befasuese midis Juventusit dhe Atletico Madridit. Gazeta italiane Gazzetta dello Sport shkruan se dy prej klubeve më prestigjioze të Evropës po konsiderojnë një shkëmbim pa para mes tyre.

Të lidhura

None found

Me synimin kryesor përforcimin e repartit avancuar, Juventusi e ka drejtuar radarin nga sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth. Sipas burimeve, drejtuesit bardhezi janë të pavendosur lidhur me Randal Kolo Muaniun dhe tashmë po vlerësojnë alternativa më të garantuara për qendrën e sulmit.

Sorloth, i cili mbush 30 vjeç, konsiderohet një zgjidhje perfekte për klubin torinez, sidomos falë aftësisë së tij të lartë realizuese përpara portës.

Numrat flasin qartë: në secilin prej tri sezoneve të fundit, norvegjezi ka kaluar kuotën e 20 golave. Në sezonin 2025/26 realizoi 20 gola me fanellën e Atletico Madridit, në 2024/25 shënoi 24 rrjeta, kurse një vit më parë, me Villarrealin, kishte arritur në 26 gola gjatë sezonit 2023/24.

Përkundrazi, Kolo Muani i është afruar këtyre shifrave vetëm në sezonin e shpërthimit me Eintracht Frankfurt, ku nga 23 gola në vitin futbollistik 2022/23.

Nico Gonzalez, pjesa vendimtare e ofertës

Megjithatë, transferimi i Sorloth nuk do të jetë i thjeshtë, veçanërisht me afatin kalimtar që po shkon drejt fundit. Për këtë arsye, Juventusi duket se ka një tjetër as në mëngë për të bindur madrilenët.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi italian është i hapur të fusë në bisedime Nico Gonzalezin, një futbollist të cilin Diego Simeone e ka për zemër.

Anësori argjentinas, 28 vjeç, kaloi sezonin e shkuar si i huazuar pikërisht te Atletico Madridi, duke u ambientuar plotësisht me mjedisin spanjoll.

Kështu, operacioni Sorloth – Nico Gonzalez mund të rezultojë si një nga kolonat më intriguese të këtyre ditëve të fundit të merkatos, duke i shkuar për shtat të dyja palëve: Juventusi të pajiset me një bomber të sprovuar, dhe Atletico të rifitojë atë që gëzon besimin e plotë të Simeones.

të fundit

Carvajal kërkon një klauzolë të veçantë për t’u transferuar te Getafe

Një raportim në mediat spanjolle të enjten pretendoi se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vendosur një kusht të…

4 minutes ago

Lala: Telefoni i Ergys Agasit ishte fshirë, por të dhënat mund të rikuperohen, hetimi për Vlora Hysenin mund të zgjasë deri në një vit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…

9 minutes ago

Kurti zhvilloi takim me ambasadorin italian Maurizio Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…

22 minutes ago

Antigona Ramosaj rrëfen për herë të parë betejën me sëmundjen e rëndë: Mirënjohje për Albërien që nuk iu nda

Motra e Albërie Hadërgjonajt, Antigona Ramosaj, ka folur për herë të parë për betejën me sëmundjen e rëndë që kaloi…

24 minutes ago

Katie Zacharia in the running to succeed Karoline Leavitt as White House press secretary

Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i…

26 minutes ago

Romance or thriller?

“Në shënjestër” ‘Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20 Korrik 2026, në ambientet e ‘Equos Resort’…

27 minutes ago