Juventusi ka vendosur të mos presë ndeshjen kundër Genoas dhe në orët në vijim do të mbyllë bashkëpunimin me Thiago Mottan me vendin e tij që do ta zërë Igor Tudor.
Trajneri kroat, i cili kaloi 7 sezone me Juventusin si futbollist dhe një si ndihmës trajner i Andrea Pirlos në 2020-21, e mposhti konkurrencën e Roberto Mancinit sepse shprehu gatishmërinë për të jetuar muajt e ardhshëm si trajner i përkohshëm, pasi kishte pranuar propozimin e klubit që parashikon një marrëveshje deri në Kupën e Botës së Klubeve, me një opsion rinovimi për një vit, deri në 2026.
Orët e fundit kanë qenë plot diskutime mes Juventusit dhe Tudorit, të cilët arritën një marrëveshje verbale.
Tani është koha për të transformuar gjithçka në dokumente dhe kontrata, të cilat trajneri do t’i nënshkruajë në orët në vijim: marrëveshje deri në Botërorin e Klubeve me opsion për sezonin 2025/26 në rast të vendit të katërt. Zbarkimi i tij në Torino është planifikuar për këtë mbrëmje.
Të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë e rreth 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një shpërthimi…
Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviç, se Serbia është në prag të një…
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të…
"Putini po na vëzhgon. Ne duam frenim, jo përshkallëzim." Ky është mesazhi i Inspektorit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura…
Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në fshatit Abat…