Lëndimi i Paul Pogba doli të ishte më i rëndë se parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të mungojë për gjashtë/tetë javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike të cilave iu nënshtruan francezi, treguan një dëmtim të meniskut lateral.
Në orët e ardhshme, blerja e re do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike specialistike në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet direkt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.
None found
Është e qartë se Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të përballet sonte me Barcelonën dhe duhet t’i nënshtrohet një konsulte të re mjekësore sot. Për momentin Juventusi ka lëshuar këtë deklaratë:”Pogba i është nënshtruar hetimeve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte specialistike“.
Zgjidhja që e pret pra është ajo e ndërhyrjes, mundësitë e shmangies së operacionit nuk janë të shumta, pasi është edhe një problem që lojtari e mban prej disa kohësh. Sigurisht që Pogba nuk do të jetë aty për debutimin e tij në ligë kundër Sassuolos më 15 gusht, por ai do të humbasë edhe dy ditët e para të Champions League, të planifikuara për 6-7 shtator dhe 13 dhe 14 shtator. Rikthimi në fushë në rast ndërhyrjeje duhet të bëhet në fund të shtatorit-fillim të tetorit. Gjithsesi në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë../albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…