Categories: sport

Juventusi mposht Atalantën 2-0, Zhegrova asiston në fitoren e bardhezinjve

Juventusi i është rikthyer triumfit në Serie A, pasi mposhti Atalantën me rezultatin 2-0. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti zhvilloi një ndeshje efikase dhe ruajti me sukses portën e paprekur.

Të lidhura

None found

Epërsia e “Zonjës së Vjetër” erdhi në minutën e 28-të. Francisco Conceicao reagoi menjëherë brenda zonës dhe, me një goditje të parë, e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për të kaluar Juventusin në avantazh.

Atalanta kërkoi të rikthehej në lojë, por nuk gjeti rrugën drejt golit. Jonathan Rowe provoi në nisje të pjesës së dytë, ndërsa Thomas Kristensen u shfaq rrezikshëm me kokë, por mbrojtja e Juventusit i përballoi tentativat e kundërshtarit.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 72-të, kur zëvendësoi Francisco Conceicaon.

Vetëm pesë minuta më vonë, Juventusi realizoi edhe golin e dytë. Zhegrova harkoi një goditje nga këndi dhe Bremer fitoi duelin në ajër, duke goditur fuqishëm me kokë për ta çuar rezultatin në 2-0.

Skuadra torineze e administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit, edhe pse Atalanta vijoi të kërkonte një gol. Në minutat e fundit, Randal Kolo Muani pati një mundësi, por goditja e tij u ndal nga Marco Carnesecchi.

Pas këtij suksesi, Juventusi ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe pozicionohet në pjesën e sipërme të renditjes së Serie A.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago