Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje, duke fituar penallti që në minutën e nëntë.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Arek Milik që shënoi për 1-0, duke e mposhtur portierin Michele Cerofolini.
Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i dytë, kur Weston McKennie asistoi te Milik që shënoi për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, pas një gabimi në mbrojtjen mysafire, Milik kompletoi het-trikun duke shënuar për 3-0.
Në minutën e 61-të, ishte radha e sulmuesit të ri turk, Kenan Yildiz, i cili përfitoi nga asistimi i McKennie për të shënuar për 4-0.
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë, ku Juventusi kalon tutje dhe do të takohet me Lazion. /Telegrafi/
Pas përplasjes midis Stenaldos dhe Rogertit, ku ky i fundit ka degraduar gjatë debatit duke i thënë "Ty të ka…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar…
Ujorët janë të njohur për pavarësinë dhe idealizmin e tyre, por shpesh këto tipare mund t’i çojnë drejt gabimeve që…
Australia është në shok pasi katër anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një periferi të Perthit,…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është i bindur se aleatët e Ukrainës do të gjejnë paratë e nevojshme…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes…